-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Ezequiel 30:11|
Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
-
12
|Ezequiel 30:12|
Do t´i thaj lumenjtë dhe do t´ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola".
-
13
|Ezequiel 30:13|
Kështu thotë Zoti, Zoti: "Do të shkatërroj idhujt dhe do t´i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
-
14
|Ezequiel 30:14|
Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t´i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,
-
15
|Ezequiel 30:15|
do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.
-
16
|Ezequiel 30:16|
Do t´i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.
-
17
|Ezequiel 30:17|
Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.
-
18
|Ezequiel 30:18|
Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.
-
19
|Ezequiel 30:19|
Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
-
20
|Ezequiel 30:20|
Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13