- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 38:1|
									Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 38:2|
									"Bir njeriu, kthe fytyrën tënde drejt Gogut të vendit të Magogut, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit, dhe profetizo kundër tij,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 38:3|
									dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o Gog, princ i Roshit, i Meshekut dhe i Tubalit.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 38:4|
									Unë do të të kthej prapa, do të vë çengela në nofullat e tua dhe do të të nxjerr me gjithë ushtrinë tënde, me kuaj dhe kalorës, të gjithë të veshur shkëlqyeshëm, një turmë e madhe me mburoja të mëdha dhe të vogla, me shpatë në dorë,									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 38:5|
									dhe me ta Persia, Etiopia dhe Puti, të gjithë me mburoja dhe përkrenare.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 38:6|
									Gomeri dhe tërë ushtarët e tij, shtëpia e Togarmahut, pjesët skajore të veriut dhe të gjithë ushtarët e tij, shumë popuj janë me ty.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 38:7|
									Përgatitu dhe ji gati, ti dhe gjithë turmat e tua të mbledhura rreth teje, dhe ji roje për ta.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 38:8|
									Mbas shumë ditësh ti do të ndëshkohesh. Në vitet e fundit do të sulesh kundër vendit që nuk iu shmang shpatës, banorët e të cilit janë mbledhur nga shumë popuj, në malet e Izraelit, që kanë qenë për  shumë kohë një shkreti; tani ata, të nxjerrë  nga popujt, do të banojnë të gjithë të sigurt.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 38:9|
									Ti do të ngjitesh, do të vish si një tufan, do të jesh si një re që mbulon vendin, ti me gjithë trupat e tua dhe shumë popuj bashkë me ty".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 38:10|
									Kështu thotë Zoti, Zoti: "Atë ditë do të ndodhë që do të të vijnë në mendje projekte dhe do të hartosh një plan të keq.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18