-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Ezequiel 39:11|
"Atë ditë do të ndodhë që do ti jap Gogut, atje në Izrael një vend për varrim, luginën e Abarimit, në lindje të detit; ai do t´u zërë kalimin shtegtarëve, sepse aty do të varroset Gogu me gjithë turmën e tij; dhe ai vend do të quhet Lugina e Hamon-Gogut.
-
12
|Ezequiel 39:12|
Shtëpia e Izraelit, për të pastruar vendin, do të përdorë shtatë muaj të plota për t´i varrosur.
-
13
|Ezequiel 39:13|
Do t´i varrosë gjithë populli i vendit, dhe ata do të fitojnë nam ditën në të cilën unë do të përlëvdohem", thotë Zoti, Zoti.
-
14
|Ezequiel 39:14|
"Do të zgjedhin disa burra që do të përshkojnë pa pushim vendin për të varrosur, me ndihmën e shtegtarëve, trupat e atyre që kanë mbetur mbi faqen e dheut, për ta pastruar; kur të kalojnë shtatë muajt do të bëjnë këtë kërkim.
-
15
|Ezequiel 39:15|
Kushdo që do të përshkojë vendin, kur të shohë një kockë njeriu, do t´i vërë afër një shenjë treguese deri sa varrmihësit nuk do ta varrosin në Luginën e Hamon-Gogut.
-
16
|Ezequiel 39:16|
Hamonahu do të jetë gjithashtu emri i një qyteti. Kështu do ta pastrojnë vendin.
-
17
|Ezequiel 39:17|
Sa për ty, bir njeriu", kështu thotë Zoti, Zoti: "U thuaj zogjve të çdo lloji dhe të gjitha kafshëve të fushave: Mblidhuni dhe ejani. Grumbullohuni nga çdo anë në vendin e masakrës që unë do të kryej për ju, një masakër të madhe në malet e Izraelit, që të hani mish dhe të pini gjak.
-
18
|Ezequiel 39:18|
Do të hani mish njerëzish të fuqishëm dhe do të pini gjak princash të dheut: sikur të ishin të gjithë desh, qengja, cjep dhe dema të majmur në Bashan.
-
19
|Ezequiel 39:19|
Do të hani dhjamë sa të ngopeni dhe do të pini gjak sa të deheni, nga flijimi që kam flijuar për ju.
-
20
|Ezequiel 39:20|
Në tryezën time ju do të ngopeni me kuaj dhe kalorës, me njerëz të fuqishëm dhe me luftëtarë të çdo lloji", thotë Zoti, Zoti.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 8-10