- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 3:11|
									Dhe nisu, shko te ata që janë në robëri, te bijtë e popullit tënd, folu dhe u thuaj: "Kështu thotë Zoti, Zoti", edhe sikur të të dëgjojnë ose të refuzojnë të të dëgjojnë".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 3:12|
									Pastaj Fryma më ngriti dhe dëgjova prapa meje zhurmën e një potereje të madhe që thoshte: "E bekuar qoftë lavdia e Zotit nga banesa e tij!".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 3:13|
									Dëgjova gjithashtu zhurmën e krahëve të qenieve të gjalla që përplaseshin njëra kundrejt tjetrës, zhurmën e rrotave pranë tyre dhe zhurmën e një potereje të madhe.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 3:14|
									Kështu Fryma më ngriti dhe më mori me vete; dhe unë shkova plot trishtim me indinjatën e frymës time; por dora e Zotit ishte e fortë mbi mua.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 3:15|
									Kështu arrita te ata që ishin në robëri në Tel-abib pranë lumit Kebar dhe u ndala atje ku ata banonin, qëndrova i hutuar shtatë ditë në mes tyre.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 3:16|
									Në mbarim të shtatë ditëve ndodhi që fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 3:17|
									"Bir njeriu, të kam caktuar si roje për shtëpinë e Izraelit; kur të dëgjosh ndonjë fjalë nga goja ime, do t´i lajmërosh nga ana ime.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 3:18|
									Në rast se unë i them të pabesit: "Me siguri ke për të vdekur", dhe ti nuk e njofton dhe nuk flet për ta lajmëruar të pabesin që të braktisë rrugën e tij të keqe për të shpëtuar jetën e tij, ai i  pabesë do të vdesë në paudhësinë e tij, por  unë do të kërkoj llogari prej teje për gjakun e tij.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 3:19|
									Por në qoftë se ti e lajmëron të pabesin dhe ai nuk heq dorë nga pabesia e tij dhe nga jeta e tij e keqe, ai do të vdesë në paudhësinë e tij, por ti do ta kesh shpëtuar shpirtin tënd.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 3:20|
									Por në qoftë se më pas një njeri i drejtë heq dorë nga ndershmëria e tij dhe kryen paudhësi, unë do ti vë një pengesë përpara dhe ai do të vdesë; sepse ti nuk e ke lajmëruar dhe ai do të vdesë në  mëkatin e tij, dhe gjërat e drejta që ai ka  bërë, nuk do të kujtohen më, por unë do t´i kërkoj llogari dorës sate për gjakun e tij.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18