- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 42:11|
									Përpara tyre kishte një kalim të ngjashëm me atë të dhomave që ishin nga ana e veriut; ato kishin po atë gjatësi e gjerësi, me të gjitha daljet dhe portat që ndiqnin të njëjtat kritere.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 42:12|
									Në përputhje me portat e dhomave që ishin nga jugu, kishte një portë në krye të kalimit pikërisht përpara murit në drejtim të lindjes.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 42:13|
									Ai më tha: "Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu që ndodhen përballë hapësirës boshe janë dhoma të shenjta, ku priftërinjtë që i afrohen Zotit do të hanë gjërat shumë të shenjta; atje do të depozitojnë  gjërat shumë të shenjta, domethënë blatimet  e ushqimit dhe blatimet për mëkatin dhe për shkeljen, sepse ai vend është i shenjtë.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 42:14|
									Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin  rroba të tjera dhe kështu do të mund t´i afrohen  asaj që i përket popullit".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 42:15|
									Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 42:16|
									Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 42:17|
									Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 42:18|
									Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 42:19|
									U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 42:20|
									Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18