-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Ezequiel 44:21|
Asnjë prift nuk do të pijë verë, kur të hyjë në oborrin e brendshëm.
-
22
|Ezequiel 44:22|
Nuk do të martohen me një të venë, as me grua të ndarë nga burri, por do të marrin virgjëresha nga pasardhësit e shtëpisë së Izraelit, ose një të ve që të jetë e veja e një prifti.
-
23
|Ezequiel 44:23|
Do t´i mësojnë popullit tim të dallojë atë që është e shenjtë nga ajo që është profane dhe do t´i bëjnë të njohur ndryshimin midis asaj që është e papastër dhe asaj që është e pastër.
-
24
|Ezequiel 44:24|
Në mosmarrëveshje ata do të veprojnë si gjyqtarë; do të gjykojnë sipas dekreteve të mia, do të zbatojnë ligjet e mia dhe statutet e mia në të gjitha festat e mia dhe do të shenjtërojnë të shtunat e mia.
-
25
|Ezequiel 44:25|
Nuk do t´i afrohen një të vdekuri për të mos u ndotur; ata do të mund të ndoten vetëm për atin ose nënën, për birin ose bijën, për vëllanë ose për motrën e pamartuar.
-
26
|Ezequiel 44:26|
Mbas pastrimit të tij për të do të numërohen shtatë ditë.
-
27
|Ezequiel 44:27|
Ditën që do të hyjnë në vendin e shenjtë, në oborrin e brendshëm, për të kryer shërbimin në vendin e shenjtë, do të ofrojnë flijimin për mëkatin", thotë Zoti, Zoti.
-
28
|Ezequiel 44:28|
"Sa për trashëgiminë e tyre, do të jem unë trashëgimia e tyre; nuk do t´u jepni atyre asnjë zotërim në Izrael, sepse jam unë zotërimi i tyre.
-
29
|Ezequiel 44:29|
Ata do të ushqehen me blatimet e ushqimit, me flijimet për mëkatin dhe me flijimet për shkeljen; çdo gjë e destinuar Perëndisë në Izrael do të jetë e tyre.
-
30
|Ezequiel 44:30|
Pjesa më e mirë e të gjitha prodhimeve të hershme dhe të gjitha ofertat e larta të çdo lloji midis ofertave tuaja të larta do t´u përkasin priftërinjve; do t´i jepni priftit edhe prodhimin e parë të brumit në mënyrë që bekimi të mbetet në shtëpinë tuaj.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16