- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ezequiel 46:11|
									Në festat dhe në rastet solemne blatimi ushqimor do të jetë një efa për demin dhe një efa për dashin; për qengjat do të lihet sipas dëshirës së tij, bashkë me një hin vaji për efan.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ezequiel 46:12|
									Kur princi do të bëjë një ofertë vullnetare, qoftë olokaust ose flijim falenderimi, si ofertë vullnetare për Zotin, atëherë do t´i hapet porta që shikon nga lindja, dhe do të ofrojë olokaustin e tij  dhe flijimin e tij të falenderimit siç bën  ditën e shtunë; pastaj do të dalë dhe, sapo të dalë, porta do të mbyllet.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ezequiel 46:13|
									Çdo ditë do t´i ofrosh si olokaust Zotit një qengj motak, pa të meta; do ta ofrosh çdo mëngjes.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ezequiel 46:14|
									Çdo mëngjes do të ofrosh bashkë me të, si blatim i ushqimit, një të gjashten e një efe dhe një të tretën e një hini vaji për të lagështuar majën e miellit; është një blatim ushqimor për Zotin që duhet bërë rregullisht çdo ditë përjetë.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ezequiel 46:15|
									Çdo mëngjes do të ofrojnë kështu qengjin, blatimin e ushqimit dhe vajin si olokaust të përditshëm".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 46:16|
									Kështu thotë Zoti, Zoti: "Në qoftë se princi i bën njërit prej bijve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, ajo do t´u përkasë bijve të tij: do të jetë zotërimi i tyre në trashëgimi.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 46:17|
									Por në qoftë se ai i bën njërit prej shërbëtorëve të tij një dhuratë që është marrë nga trashëgimia e tij, kjo do t´i përkasë atij deri vitin e lirisë; pastaj do t´i kthehet princit; trashëgimia e  tij do t´u përkasë vetëm bijve të tij, vetëm  atyre.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 46:18|
									Përveç kësaj princi nuk do të marrë asgjë nga trashëgimia e popullit, duke e zhveshur nga pronësitë e tij; ai do t´u sigurojë një trashëgimi bijve të tij me atë që zotëron, me qëllim që asnjeri i popullit tim të mos dëbohet nga prona e tij".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 46:19|
									Pastaj ai më çoi, nëpër hyrjen që ishte pranë portës, në dhomat e shenjta të caktuara për priftërinjtë, të cilat shikojnë nga veriu; dhe ja, në pjesën më të largët në drejtim të perëndimit kishte një vend.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 46:20|
									Ai më tha: "Ky është vendi ku priftërinjtë do të pjekin mishin e flijimeve për shkeljen dhe për mëkatin dhe do të gatuajnë blatimet ushqimore, për të mos i nxjerrë në oborrin e jashtëm dhe kështu të shenjtërojnë popullin".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15