- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 6:1|
									Fjala e Zotit m´u drejtua, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 6:2|
									"Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga malet e Izraelit dhe profetizo kundër tyre,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 6:3|
									dhe thuaj: "O male të Izraelit dëgjoni fjalën e Zotit, Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe kodrave, përroskave dhe luginave: Ja, unë do të sjell mbi ju shpatën dhe do të shkatërroj vendet tuaja të larta.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 6:4|
									Altarët tuaj do të shkretohen dhe altarët për temjan do të thyhen, dhe do të bëj që të vdekurit tuaj të bien përpara idhujve tuaj.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 6:5|
									Do t´i shtrij kufomat e bijve të Izraelit përpara idhujve të tyre dhe do t´i shpërndaj kockat tuaja rreth altarëve tuaj.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 6:6|
									Në tërë vendet tuaja të banuara qytetet do të shkatërrohen, po kështu edhe vendet e larta, me qëllim që altarët tuaj të shkatërrohen dhe të shkretohen, idhujt tuaj të prishen dhe të zhduken, altarët  tuaj të shkatërrohen dhe veprat tuaja të  fshihen.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 6:7|
									Të vdekurit do të bien në mes jush dhe ju do të pranoni që unë jam Zoti.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 6:8|
									Megjithatë do t´ju lë një mbeturinë, sepse disa që do t´i shpëtojnë shpatës do t´i keni midis kombeve, kur do të shpërndaheni në vënde të ndryshme.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 6:9|
									Të shpëtuarit tuaj do të më kujtojnë midis kombeve ku do të çohen në robëri, sepse jam kapitur për zemrën e tyre të prishur që është larguar nga unë dhe për sytë e tyre që kurvërohen pas idhujve të  tyre. Ata do të ndiejnë neveri për veten e  tyre për ligësitë që kanë kryer në të gjitha veprimet e tyre të neveritshme.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 6:10|
									Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti dhe që jo më kot kam folur se do t´ju bëj këtë të keqe"".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15