-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Ezequiel 7:21|
dhe do t´i lë pra në duart e të huajve dhe plaçkë për të pabesët e dheut që do t´i përdhosin.
-
22
|Ezequiel 7:22|
Do të largoj prej tyre fytyrën time dhe ata do të përdhosin vendin tim sekret; do të hyjnë njerëz që përdorin dhunën dhe do ta përdhosin.
-
23
|Ezequiel 7:23|
Përgatit një zinxhir, sepse vendi është plot me krime gjaku dhe qyteti është plot dhunë.
-
24
|Ezequiel 7:24|
Do të sjell kombe të këqija që do të shtien në dorë shtëpitë e tyre; do ta ul kryelartësinë e të fuqishmëve dhe vendet e tyre të shenjta do të përdhosen.
-
25
|Ezequiel 7:25|
Shkatërrimi po vjen. Ata do të kërkojnë paqe, por nuk do të ketë.
-
26
|Ezequiel 7:26|
Do të ketë fatkeqësi të njëpasnjëshme, lajme të këqija pas lajmesh të këqija. Atëherë do t´i kërkojnë një vegim një profeti, por ligji do t´i mungojë priftit dhe këshillit të pleqve.
-
27
|Ezequiel 7:27|
Mbreti do të jetë në zi, princi do të vishet me rroba dëshpërimi dhe duart e popullit të vendit do t´i pushtojë frika. Unë do t´i trajtoj sipas sjelljes së tyre dhe do t´i gjykoj sipas gjykimeve të tyre; atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Levítico 17-19