- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 9:1|
									Pastaj bërtiti me zë të lartë në veshët e mi, duke thënë: "Të afrohen ata që do të ndëshkojnë qytetin, secili me armën e tij të shkatërrimit në dorë".									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 9:2|
									Dhe ja ku erdhën nga drejtimi i portës së sipërme që shikon nga veriu gjashtë burra, secili me armën e tij të shfarosjes në dorë. Në mes tyre ishte një burrë me rroba prej liri, që kishte një kallamar  shkruesi prej briri në krah. Me të arritur,  ata u ndalën pranë altarit prej bronzi.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 9:3|
									Atëherë lavdia e Perëndisë të Izraelit u ngrit nga kerubini mbi të cilin rrinte, dhe u drejtua nga pragu i tempullit. Ajo thirri njeriun e veshur me rroba liri, që kishte kallamarin prej briri të shkruesit në krah,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 9:4|
									dhe Zoti tha: "Kalo në mes të qytetit, në mes të Jeruzalemit, dhe bëj një shenjë mbi ballin e njerëzve që psherëtijnë dhe vajtojnë për të gjitha gjërat që kryhen në mes tij".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 9:5|
									Dhe të tjerëve u tha, në mënyrë që unë ta dëgjoja: "Kaloni nëpër qytet pas tij dhe goditni; syrit tuaj të mos i vijë keq dhe mos kini mëshirë aspak.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 9:6|
									Vritni deri në shfarosje pleq, të rinj, virgjiresha, fëmijë dhe gra, por mos u afroni asnjerit mbi të cilin është shenja; filloni nga shenjtërorja ime". Kështu ata filluan me pleqtë që ishin para tempullit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 9:7|
									Pastaj u tha atyre: "Ndotni tempullin dhe mbushni oborret me të vrarë. Dilni!". Atëherë ata dolën dhe bënë kërdinë në qytet.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 9:8|
									Ndërsa ata po bënin kërdi dhe unë kisha mbetur vetëm, rashë me fytyrë dhe bërtita, duke thënë: "Oh, Zot, Zot, a do ta shkatërrosh ti tërë mbetjen e Izraelit, duke e zbrazur tërbimin tënd mbi Jeruzalemin?".									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ezequiel 9:9|
									Ai m´u përgjigj: "Paudhësia e shtëpisë së Izraelit dhe asaj të Judës është jashtëzakonisht e madhe; vendi është plot gjak dhe qyteti plot me korrupsion. Në fakt thonë: "Zoti e ka braktisur vendin, Zoti nuk shikon".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ezequiel 9:10|
									Prandaj edhe syrit tim nuk do t´i vijë keq dhe nuk do të kem aspak mëshirë, por do të bëj që t´u bjerë mbi kokë sjellja e tyre".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15