-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Ezequiel 42:14|
Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin rroba të tjera dhe kështu do të mund t´i afrohen asaj që i përket popullit".
-
15
|Ezequiel 42:15|
Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark.
-
16
|Ezequiel 42:16|
Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark.
-
17
|Ezequiel 42:17|
Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,
-
18
|Ezequiel 42:18|
Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë.
-
19
|Ezequiel 42:19|
U kthye nga ana perëndore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.
-
20
|Ezequiel 42:20|
Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjërë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.
-
1
|Ezequiel 43:1|
Pastaj më çoi te porta, te porta që shikon nga lindja.
-
2
|Ezequiel 43:2|
Dhe ja, lavdia e Perëndisë të Izraelit vinte nga lindja. Zëri i tij ishte si zhurma e shumë ujërave dhe toka shkëlqente nga lavdia e tij.
-
3
|Ezequiel 43:3|
Vegimi që pashë në dukje ishte i ngjashëm me vegimin që pata kur shkova për të shkatërruar qytetin, vegimi ishte i ngjashëm me vegimet që pata pranë lumit Kebar; unë rashë me fytyrë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7