-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Ezequiel 44:17|
Kur të hyjnë nëpër portat e oborrit të brendshëm, do të veshin roba prej liri; nuk do të kenë në trup asnjë veshje prej leshi, kur të kryejnë shërbime në portat e oborrit të brendshëm dhe në tempull.
-
18
|Ezequiel 44:18|
Do të kenë në krye çallma prej liri dhe pantallona prej liri mbi ijët; nuk do të ngjishen me atë që të bën të dërsitesh.
-
19
|Ezequiel 44:19|
Por, kur do të dalin në oborrin e jashtëm, në oborrin e jashtëm në drejtim me popullin, do të heqin rrobat me të cilat kanë kryer shërbimin, do t´i depozitojnë në dhomat e shenjtërores dhe do të veshin rroba të tjera për të mos shenjtëruar popullin me veshjet e tyre.
-
20
|Ezequiel 44:20|
Nuk do ta rruajnë kokën dhe as nuk kanë për të lënë t´u rriten flokët, por do t´i presin rregullisht flokët.
-
21
|Ezequiel 44:21|
Asnjë prift nuk do të pijë verë, kur të hyjë në oborrin e brendshëm.
-
22
|Ezequiel 44:22|
Nuk do të martohen me një të venë, as me grua të ndarë nga burri, por do të marrin virgjëresha nga pasardhësit e shtëpisë së Izraelit, ose një të ve që të jetë e veja e një prifti.
-
23
|Ezequiel 44:23|
Do t´i mësojnë popullit tim të dallojë atë që është e shenjtë nga ajo që është profane dhe do t´i bëjnë të njohur ndryshimin midis asaj që është e papastër dhe asaj që është e pastër.
-
24
|Ezequiel 44:24|
Në mosmarrëveshje ata do të veprojnë si gjyqtarë; do të gjykojnë sipas dekreteve të mia, do të zbatojnë ligjet e mia dhe statutet e mia në të gjitha festat e mia dhe do të shenjtërojnë të shtunat e mia.
-
25
|Ezequiel 44:25|
Nuk do t´i afrohen një të vdekuri për të mos u ndotur; ata do të mund të ndoten vetëm për atin ose nënën, për birin ose bijën, për vëllanë ose për motrën e pamartuar.
-
26
|Ezequiel 44:26|
Mbas pastrimit të tij për të do të numërohen shtatë ditë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7