- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 47:17|
									Kështu kufiri do të jetë nga deti deri në Hatsarenon, në kufijtë e Damaskut, me kufirin e Hamathit në veri. Kjo është ana veriore.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ezequiel 47:18|
									Nga ana lindore do të shtriheni midis Hauranit dhe Damaskut, midis Galaadit dhe vendit të Izraelit, gjatë Jordanit dhe gjatë bregut lindor të detit. Kjo është ana lindore.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ezequiel 47:19|
									Ana jugore, në drejtim të jugut, do të shtrihet nga Tamari deri në ujërat e Meribothit të Kadeshit, pastaj gjatë përroit të Egjiptit deri në Detin e Madh. Kjo është ana jugore, në jug.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ezequiel 47:20|
									Ana perëndimore do të jetë Deti i Madh, nga kufiri i jugut deri përpara hyrjes së Hamathit. Kjo është ana perëndimore.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|Ezequiel 47:21|
									Do ta ndani kështu këtë vend midis jush, në bazë të fiseve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Ezequiel 47:22|
									Do ta ndani me short në trashëgimi midis jush dhe të huajve që banojnë midis jush dhe që u kanë lindur bij në mes tuaj. Këta do të jenë për ju si ata që kanë lindur në vend midis bijve të Izraelit;  do të kenë edhe ata me short një trashëgimi  në mes të fiseve të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Ezequiel 47:23|
									Në fisin ku i huaji banon, atje do t´i jepni pjesën e tij", thotë Zoti, Zoti.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 48:1|
									Këto janë emrat e fiseve: nga kufiri verior, gjatë rrugës së Hethlonit, në hyrje të Hamathit deri në Hatsar-Enon, në kufi me Damaskun në veri drejt Hamathit, nga krahu lindor deri në krahun perëndimor: një pjesë për Danin.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 48:2|
									Në kufirin e Danit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Asherin;									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 48:3|
									Në kufirin e Asherit, nga kufiri lindor në kufirin perëndimor: një pjesë për Neftalin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18