-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
2
|Ezequiel 15:2|
"Bir njeriu, ç´është vallë druri i hardhisë në krahasim me gjithë drurët e tjerë ose me çfarëdo dege që ndodhet në drurët e pyllit?
-
3
|Ezequiel 15:3|
A mund ta marrësh drurin për të bërë ndonjë punë? A mund të përftosh prej tij një kunj për të varur ndonjë send?
-
4
|Ezequiel 15:4|
Ja, e hedh në zjarr për t´u djegur; zjarri djeg dy anët e tij dhe pjesa e tij qendrore karbonizohet. A mund të jetë vallë i dobishëm për ndonjë punë?
-
5
|Ezequiel 15:5|
Ja, në se edhe kur ishte i plotë nuk vlente për asnjë punë, aq më pak do të mund të vlejë për ndonjë punë kur zjarri e ka djegur dhe karbonizuar.
-
6
|Ezequiel 15:6|
Prandaj, kështu thotë Zoti, Zoti: Ashtu sikur, ndër drutë e pyllit, kam caktuar që druri i hardhisë të digjet në zjarr, kështu do të veproj edhe me banorët e Jeruzalemit.
-
7
|Ezequiel 15:7|
Do të kthej kundër tyre fytyrën time. Kanë dalë nga një zjarr, por një zjarr tjetër do t´i gllabërojë. Atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, kur të kthej kundër tyre fytyrën time.
-
8
|Ezequiel 15:8|
Kështu do ta bëj vendin të shkretë sepse kanë qenë vazhdimisht jobesnikë", thotë Zoti, Zoti.
-
1
|Ezequiel 16:1|
Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:
-
2
|Ezequiel 16:2|
"Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme,
-
3
|Ezequiel 16:3|
dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një Amoreas dhe nëna jote një Hitease.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10