-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Ezequiel 20:21|
Por bijtë u rebeluan kundër meje; nuk ecën sipas statuteve të mia, nuk respektuan dekretet e mia për t´i vënë në jetë, duke i respektuar të cilat njeriu do të jetojë për to; përdhosën të shtunat e mia, dhe kështu vendosa të derdh mbi ta tërbimin tim dhe të shfryj mbi ta zemërimin tim në shkretëtirë.
-
22
|Ezequiel 20:22|
Megjithatë unë e tërhoqa dorën dhe veprova për hir të emrit tim, me qëllim që ai të mos përdhosej përpara kombeve, në sytë e të cilëve i kisha nxjerrë nga Egjipti.
-
23
|Ezequiel 20:23|
Por ngrita dorën në shkretëtirë, duke u betuar që do t´i shpërndaja midis kombeve dhe do t´i hallakatja nëpër tërë vendet,
-
24
|Ezequiel 20:24|
Sepse nuk vinin në jetë dekretet e mia, por i hidhnin poshtë statutet e mia, përdhosnin të shtunat e mia dhe sytë e tyre ishin drejtuar te idhujt e etërve të tyre.
-
25
|Ezequiel 20:25|
Prandaj u dhashë statute jo të mira dhe dekrete me të cilat nuk mund të jetonin;
-
26
|Ezequiel 20:26|
dhe i molepsa me vetë dhuratat e tyre, me qenë se ata kalonin nëpër zjarr çdo të parëlindur të tyre, për t´i katandisur në shkretim të plotë me qëllim që të pranonin që unë jam Zoti.
-
27
|Ezequiel 20:27|
Prandaj bir njeriu, foli shtëpisë së Izraelit dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zotit. Etërit tuaj më kanë fyer edhe në këtë rast, duke u sjellë pabesisht me mua:
-
28
|Ezequiel 20:28|
mbasi i futa në vendin për të cilin kisha ngritur dorën dhe isha betuar, ata i kthyen sytë në çdo kodër të lartë dhe në çdo dru gjetheshumë dhe atje ofruan flijimet e tyre dhe paraqitën ofertat e tyre provokuese; atje vunë parfumet e tyre me erë të këndshme dhe atje derdhën libacionet e tyre.
-
29
|Ezequiel 20:29|
Atëherë u thashë atyre: ç´është vendi i lartë në të cilin shkoni? Kështu vazhdojnë ta quajnë "vendi i lartë" deri ditën e sotme.
-
30
|Ezequiel 20:30|
Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: A doni të ndoteni duke ndjekur rrugën e etërve tuaj dhe të kurvëroheni me idhujt e tyre të urrejtshëm?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10