- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ezequiel 4:16|
									Pastaj më tha: "Bir njeriu, unë do të bëj të mungojë baza e bukës në Jeruzalem; ata do ta hanë bukën me peshë dhe në hidhërim dhe do të pijnë ujin e racionuar në tmerr,									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ezequiel 4:17|
									sepse do t´u mungojë buka dhe uji dhe do të shikojnë njeri tjetrin të tmerruar, duke u shkrirë në paudhësinë e tyre".									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ezequiel 5:1|
									"Ti, bir njeriu, merr një brisk të mprehur dhe përdore si një brisk berberi, duke bërë të kalojë mbi kokën tënde dhe mbi mjekrën tënde; pastaj do të marrësh një peshore dhe do ti ndash qimet në tri pjesë.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ezequiel 5:2|
									Do të djegësh një të tretën e tyre në zjarr në mes të qytetit në mbarim të ditëve të rrethimit. Pastaj do të marrësh një të tretë të tyre dhe do ta godasësh rreth e qark me shpatë; edhe një të tretë  të tyre do ta shpërndash sipas erës; prapa  tyre unë do të zhvesh shpatën.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ezequiel 5:3|
									Do të marrësh gjithashtu një numër të vogël qimesh dhe do t´i lidhësh në cepat e rrobave të tua.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ezequiel 5:4|
									Nga këto do të marrësh akoma disa dhe do t´i hedhësh në mes të zjarrit, dhe do t´i djegësh në zjarr; andej do të dalë një zjarr kundër tërë shtëpisë së Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ezequiel 5:5|
									Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky është Jeruzalemi. Unë e kisha vendosur në mes të kombeve dhe të vendeve të tjera që kishte përreth.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ezequiel 5:6|
									Ai u rebelua kundër ligjeve të mia për të kryer paudhësi më tepër se kombet që e rrethojnë dhe kundër statuteve të mia më tepër se vendet që e rrethojnë. Po, ata i kanë përçmuar ligjet e mia dhe nuk kanë ecur sipas statuteve të mia".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ezequiel 5:7|
									Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju keni qenë më të pabindur se kombet që ju rrethojnë, nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ezequiel 5:8|
									Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë, unë vetë, jam kundër teje, dhe do t´i zbatoj në mes teje vendimet e mia para kombeve;									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15