-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Ezequiel 37:9|
Atëherë ai më tha: "Profetizoji frymës, profetizo bir njeriu dhe i thuaj frymës: Kështu thotë Zoti, Zoti: Frymë, eja nga të katër erërat dhe fryj mbi këta të vrarë, që të jetojnë".
-
10
|Ezequiel 37:10|
Kështu profetizova, si më kishte urdhëruar dhe shpirti hyri në to, dhe u kthyen në jetë dhe u ngritën më këmbë; ishte një ushtri e madhe, shumë e madhe.
-
11
|Ezequiel 37:11|
Pastaj më tha: "Bir njeriu, këto kocka janë gjithë shtëpia e Izraelit. Ja, ato thonë: "Kockat tona janë të thata, shpresa jonë është zhdukur dhe ne jemi të humbur".
-
12
|Ezequiel 37:12|
Prandaj profetizo dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë do të hap varret tuaja, do t´ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im, do t´ju çoj përsëri në vendin e Izraelit.
-
13
|Ezequiel 37:13|
Do të pranoni që unë jam Zoti, kur të hap varret tuaja dhe t´ju bëj të dilni nga varret tuaja, o populli im.
-
14
|Ezequiel 37:14|
Do të shtie te ju Frymën tim dhe ju do të jetoni, dhe do t´ju çoj në tokën tuaj; atëherë do të pranoni që unë, Zoti, fola dhe e kam kryer këtë gjë", thotë Zoti.
-
15
|Ezequiel 37:15|
Fjala e Zotit m´u drejtua përsëri, duke thënë:
-
16
|Ezequiel 37:16|
"Ti, bir njeriu, merr një copë dru dhe mbi të shkruaj: "Për Judën dhe për bijtë e Izraelit, shokë të tij". Pastaj merr një copë tjetër dru dhe shkruaj mbi të: "Për Jozefin, bastun i Efraimit dhe i tërë shtëpisë së Izraelit, shokë të tij".
-
17
|Ezequiel 37:17|
Afroi pastaj njeri te tjetri në një dru të vetëm, me qëllim që të bëhen një gjë e vetme në dorën tënde.
-
18
|Ezequiel 37:18|
Kur bijtë e popullit tënd do të të flasin, duke thënë: "A do të na shpjegosh ç´kuptim kanë këto gjëra për ty?",
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19