- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Isaías 37:1|
									Kur mbreti Ezekia dëgjoi këtë, grisi rrobat, u mbulua me një thes dhe hyri në shtëpinë e Zotit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Isaías 37:2|
									Pastaj dërgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnaun, sekretarin, dhe priftërinjtë më të vjetër të mbuluar me thasë te profeti Isaia, bir i Amotsit,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Isaías 37:3|
									të cilët i thanë: "Kështu thotë Ezekia: Kjo ditë është një ditë ankthi, ndëshkimi dhe turpi, sepse fëmijët janë duke lindur, por nuk ka forcë për t´i pjellë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Isaías 37:4|
									Ndofta Zoti, Perëndia yt, ka dëgjuar fjalët e Rabshakehut, që mbreti i Asirisë, zoti i tij, ka dërguar për të fyer Perëndinë e gjallë, dhe do ta ndëshkojë për shkak të fjalëve që Zoti, Perëndia yt,  ka dëgjuar. Larto, pra, një lutje për kusurin  që mbetet akoma".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Isaías 37:5|
									Kështu shërbëtorët e mbretit Ezekia shkuan te Isaia.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Isaías 37:6|
									Dhe Isaia u tha atyre: "Këtë do t´i thoni zotit tuaj: Kështu thotë Zoti: Mos ki frikë për shkak të fjalëve që dëgjove, me të cilat shërbëtorët e mbretit të Asirisë më kanë fyer.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Isaías 37:7|
									Ja, unë do të dërgoj përmbi të një frymë dhe, sa të dëgjojë një lajm, do të kthehet në vendin e tij dhe në vendin e tij do ta rrëzoj me shpatë".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Isaías 37:8|
									Kështu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisë që po rrethonte Libnahun, sepse kishte mësuar që mbreti ishte nisur nga Lakishi.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Isaías 37:9|
									Atëherë mbreti i Asirisë dëgjoi të thuhet për Tirhakahun, mbretin e Etiopisë: "Ka dalë për të luftuar kundër teje". Sa dëgjoi këtë, ai i dërgoi lajmëtarët Ezekias, duke i thënë:									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Isaías 37:10|
									"Do t´i thoni kështu Ezekias, mbretit të Judës: Mos lër që Perëndia yt të cilit i beson të të mashtrojë duke të thënë: "Jeruzalemi nuk do jepet në duart e mbretit të Asirisë".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18