- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Isaías 37:21|
									Atëherë Isaia, bir i Amotsit, i çoi fjalë Ezekias: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: Me qenë se ti më je lutur përsa i përket Senakeribit, mbretit të Asirisë,									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Isaías 37:22|
									kjo është fjala që Zoti ka shqiptuar kundër tij: Virgjëresha, bijë e Sionit, të përçmon dhe tallet me ty; e bija e Jeruzalemit tund kokën prapa teje.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Isaías 37:23|
									Cilin ke poshtëruar dhe fyer? Kundër kujt ke ngritur zërin dhe në mënyrë arrogante sytë e tu? Kundër të Shenjtit të Izraelit.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Isaías 37:24|
									Me anë të shërbëtorëve të tu ke poshtëruar Zotin dhe ke thënë: "Me morinë e qerreve të mia u ngjita në majë të maleve, në skajet e Libanit. Do të rrëzoj kedrat e tij më të lartë dhe qiparisat e tij  më të bukur; do të arrij lartësinë e tij më  të largët, pyllin e tij më të harlisur.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Isaías 37:25|
									Kam gërmuar dhe kam pirë ujë; me tabanin e këmbëve të mia kam tharë të gjitha lumenjtë e Egjiptit".									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Isaías 37:26|
									A nuk ke dëgjuar vallë se prej shumë kohe e kam përgatitur këtë gjë, planin e kam përgatitur qysh nga kohët e vjetra? Tani kam bërë që të ndodhë kjo: që ti t´i kthesh në një grumbull gërmadhash qytetet e fortifikuara.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Isaías 37:27|
									Prandaj banorët e tyre, të cilët s´kanë forca, ishin të trembur dhe të hutuar; ishin si bari i fushave, si bari i vogël jeshil, si bari i çative, i cili digjet para se të rritet.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Isaías 37:28|
									Por unë e njoh banesën tënde, hyrjen dhe daljen tënde, madje edhe zemërimin tënd të madh kundër meje.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Isaías 37:29|
									Duke qenë se je zemëruar shumë kundër meje dhe paturpësia jote ka arritur te veshët e mi, do të vë unazën time në flegrat e hundëve, frerin tim në gojë dhe do të të kthej në rrugën nga ke ardhur.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Isaías 37:30|
									Dhe kjo do të jetë shenja për ty; sivjet do të hani atë që rritet vetvetiu, vitin e dytë atë që rritet po nga ky burim; por vitin e tretë do të mbillni dhe do të korrni, do të mbillni vreshta dhe do të hani frytin e tyre.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18