-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Isaías 49:9|
për t´u thënë robërve: "Dilni", dhe atyre që janë në terr: "Shfaquni". Ata do të kullosin gjatë rrugëve dhe në të gjitha lartësitë e braktisura do të kenë kullotat e tyre.
-
10
|Isaías 49:10|
Nuk do të kenë as uri as etje, nuk do të goditen më as nga vapa as nga dielli, sepse ai që ka mëshirë për ta do t´i udhëheqë dhe do t´i çojë te burimet e ujit.
-
11
|Isaías 49:11|
Do t´i ndryshoj tërë malet e mia në rrugë, dhe rrugët e mia kryesore do të ngrihen.
-
12
|Isaías 49:12|
Ja, këta vijnë nga larg; ja, ata nga veriu dhe nga lindja, dhe ata nga vendi i Sinimit".
-
13
|Isaías 49:13|
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu, o tokë, dhe lëshoni britma gëzimi, o male, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe i vjen keq për të pikëlluarit e tij.
-
14
|Isaías 49:14|
Por Sioni ka thënë: "Zoti më ka braktisur, Zoti më ka harruar".
-
15
|Isaías 49:15|
"A mundet një grua të harrojë foshnjen e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj.
-
16
|Isaías 49:16|
Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia; muret e tua më rrinë gjithnjë para syve.
-
17
|Isaías 49:17|
Bijtë e tu do të shpejtojnë, shkatërruesit e tu dhe rrënuesit e tu do të largohen prej teje.
-
18
|Isaías 49:18|
Ngrej sytë e tu rreth e qark dhe shiko. Të tërë ata po mblidhen dhe po të vijnë. Ashtu siç është e vërtetë që unë jetoj, thotë Zoti, do të vishesh me tërë ata si me një ornament dhe do t´i lidhësh mbi veten tënde, ashtu si bën nusja.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13