-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Isaías 48:21|
Ata nuk patën etje kur i çoi nëpër shkretëtirë. Ai bëri që të burojë për ta ujë nga shkëmbi; e çau shkëmbin dhe dolën ujërat.
-
22
|Isaías 48:22|
"Nuk ka paqe për të pabesët", thotë Zoti.
-
1
|Isaías 49:1|
Ishuj, dëgjomëni, dhe kushtojini kujdes, o popuj të largët. Zoti më ka thirrur që kur isha në bark të nënës, ka përmendur emrin tim që kur isha në të përbrëndëshmet e nënës sime.
-
2
|Isaías 49:2|
Ma bëri gojën si një shpatë të mprehtë, më ka fshehur në hijen e dorës së tij, më ka dhënë një shigjetë me majë, më ka futur në kukurën e tij.
-
3
|Isaías 49:3|
Më ka thënë: "Ti je shërbëtori im, Izrael, në të cilin do të përlëvdohem".
-
4
|Isaías 49:4|
Por unë thoja: "Më kot jam lodhur; për hiç gjë dhe pa dobi kam harxhuar forcën time; por me siguri e drejta ime është pranë Zotit dhe shpërblimi im pranë Perëndisë tim".
-
5
|Isaías 49:5|
Dhe tani thotë Zoti që më ka formuar që në bark të nënës që të jem shërbëtori i tij, që t´i sjell atij përsëri Jakobin dhe që të mbledh rreth tij Izraelin (unë jam i nderuar në sytë e Zotit dhe Perëndia im është forca ime).
-
6
|Isaías 49:6|
Ai thotë: "Éshtë tepër pak që ti të jesh shërbëtori im për të lartuar përsëri fiset e Jakobit dhe për të kthyer ata që kanë shpëtuar nga Izraeli. Të kam vendosur si dritën e kombeve, me qëllim që të jesh Shpëtimi im deri në skajet e tokës".
-
7
|Isaías 49:7|
Kështu i thotë Zoti, Çliruesi i Izraelit, i Shenjti i tij, atij që përbuzet nga njerëzit, që urrehet nga kombi, shërbëtorit të sundimtarëve: "Mbretërit do të shohin dhe do të ngrihen, princat do të
-
8
|Isaías 49:8|
Kështu thotë Zoti: "Në kohën e hirit unë ta kam plotësuar dëshirën dhe në ditën e shpëtimit të kam ndihmuar; do të të ruaj dhe do të të bëj aleancën e popullit, për ta ringjallur vendin, për të të shtënë në dorë trashëgimitë e shkatërruara,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13