-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Isaías 17:12|
Ah, zhurma e një numri të madh popujsh, që zhurmojnë si gjëmimi i detit dhe si buçima e kombeve, zhurmojnë si buçima e ujërave të fuqishme!
-
13
|Isaías 17:13|
Kombet zhurmojnë si buçima e shumë ujërave, por Perëndia i kërcënon, dhe ata ikin larg, të shtyrë si byku i maleve përpara erës, si një dredhë pluhuri përpara shakullimës.
-
14
|Isaías 17:14|
Në mbrëmje, ja tmerri, dhe para mëngjesit nuk ka më asgjë. Kjo është pjesa e atyre që na plaçkitin, që na bëjnë pre.
-
1
|Isaías 18:1|
Mjerë ai vend me krahë të zhurmshëm që ndodhet matanë lumenjve të Etiopisë,
-
2
|Isaías 18:2|
që dërgon lajmëtarë me anë të detit në anijeza prej papirusi mbi ujërat, duke thënë: "Shkoni, o lajmëtarë të shpejtë, në drejtim të një kombi shtatlartë dhe lëkurëndritur, në drejtim të një populli të cilin e kanë frikë që nga fillimi i tij e më pas, komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit ndahet nga lumenjtë".
-
3
|Isaías 18:3|
Ju të gjithë, banorë të botës dhe ata që banojnë mbi tokë shikoni flamurin kur ky do të ngrihet mbi malet dhe dëgjoni borinë kur ajo do të bjerë!
-
4
|Isaías 18:4|
Sepse kështu më ka thënë Zoti: "Do të rri i qetë dhe do të shikoj nga banesa ime si një nxehtësi e kthjellet dhe e ndritshme në dritën e diellit, si një re vesë në vapën e korrjes".
-
5
|Isaías 18:5|
Sepse para korrjes, kur lulëzimi ka marrë fund dhe lulja është bërë një vile në fazën e pjekurisë, ai do t´i presë degëzat me kmesë dhe do të shkulë e do t´i presë shermendët.
-
6
|Isaías 18:6|
Ata të gjithë tok do të mbeten të braktisur shpendëve grabitqarë të maleve dhe kafshëve të tokës; zogjtë grabitqarë do të kalojnë mbi ta gjatë verës dhe kafshët e tokës do të kalojnë mbi ta gjatë dimrit.
-
7
|Isaías 18:7|
Në këtë kohë do t´i sjellë oferta Zotit të ushtrive një komb shtatlartë dhe lëkurëndritur, një popull që e kanë frikë që nga fillimet e tij e më pas, një komb i fuqishëm që shkel çdo gjë, vendi i të cilit përshkohet nga lumenj; do të çohen në vendin ku ndodhet emri i Zotit të ushtrive, në malin Sion.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4