-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Isaías 19:21|
Zoti do t´i shfaqet Egjiptit dhe Egjiptasit do ta njohin Zotin atë ditë; do t´i ofrojnë flijime dhe blatime ushqimore, do të bëjnë premtime solemne para Zotit dhe do t´i mbajnë ato.
-
22
|Isaías 19:22|
Zoti do t´i godasë Egjiptasit, do t´i godasë dhe do t´i shërojë; ata do t´i kthehen Zotit që do t´i dëgjojë lutjet e tyre dhe do t´i shërojë.
-
23
|Isaías 19:23|
Atë ditë do të ketë një rrugë nga Egjipti në Asiri; Asirët do të shkojnë në Egjipt, dhe Egjiptasit në Asiri, dhe Egjiptasit do të shërbejnë bashkë me Asirët.
-
24
|Isaías 19:24|
Atë ditë Izraeli, i treti me Egjiptin dhe me Asirinë, do të jetë një bekim në mes të rruzullit.
-
25
|Isaías 19:25|
Zoti i ushtrive do t´i bekojë, duke thënë: "I bekuar qoftë Egjipti populli im, Asiria vepër e duarve të mia dhe Izraeli trashëgimia ime!".
-
1
|Isaías 20:1|
Në vitin që Tartani erdhi në Ashdod, i dërguar nga Sargoni, mbret i Asirisë, ai luftoi kundër Ashdodit dhe e pushtoi.
-
2
|Isaías 20:2|
Në atë kohë Zoti foli me anë të Isaias, birit të Amotsit, dhe i tha: "Shko dhe hiqe thesin nga ijët e tua dhe hiqi këpucët nga këmbët e tua". Ai veproi kështu, duke shkuar lakuriq dhe zbathur.
-
3
|Isaías 20:3|
Pastaj Zoti tha: "Ashtu si shërbëtori im Isaia shkoi lakuriq dhe zbathur gjatë tre vjetve si shenjë dhe paralajmërim kundër Egjiptit dhe Etiopisë,
-
4
|Isaías 20:4|
kështu mbreti i Asirisë do t´i çojë robërit e Egjiptit dhe të internuarit e Etiopisë, të rinj dhe pleq, lakuriq dhe të zbathur, vithezhveshur për turp të Egjiptit.
-
5
|Isaías 20:5|
Atëherë ata do të tremben dhe do të shushaten për shkak të Etiopisë, shpresës së tyre, dhe për shkak të Egjiptit, lavdisë së tyre.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4