- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Hechos 10:11|
									dhe pa qiellin e hapur dhe një send që i përngjante një çarçafi të madh që po zbriste drejt tij; ishte lidhur në të katër cepat dhe kishte zbritur në tokë,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Hechos 10:12|
									dhe brenda tij ishin të gjitha llojet e katërkëmbësheve, bisha, zvarranikë të tokës dhe shpendë qielli.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Hechos 10:13|
									Dhe një zë i tha: "Pjetër, çohu, ther dhe ha!'.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Hechos 10:14|
									Por Pjetri u përgjigj: "Kurrsesi, o Zot, sepse unë nuk kam ngrënë kurrë asgjë të papastër ose të ndotur!'.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Hechos 10:15|
									Dhe zëri i tha për të dytën herë: "Gjërat që Perëndia i ka pastruar, ti mos i bëj të papastra'.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Hechos 10:16|
									Kjo ndodhi tri herë; pastaj ai send u ngrit sërish në qiell.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Hechos 10:17|
									Dhe ndërsa Pjetri po mendohej me mëdyshje ç´kuptim mund të kishte vegimi që kishte parë, ja që njerëzit e dërguar nga Korneli, mbasi pyetën për shtëpinë e Simonit, u paraqitën te dera.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Hechos 10:18|
									Dhe thirrën e pyetën nëse Simoni, i mbiquajtur Pjetër, ndodhej aty.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Hechos 10:19|
									Ndërsa Pjetri po mendohej lidhur me vegimin, Fryma i tha: "Ja, po të kërkojnë tre burra.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Hechos 10:20|
									Çohu, pra, zbrit e shko me ta pa asnjë ngurrim, sepse unë jam ai që t´i kam dërguar'.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18