- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Hechos 10:31|
									dhe tha: "Kornel, lutja jote t´u plotësua dhe lëmoshat e tua u kujtuan para Perëndisë.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Hechos 10:32|
									Dërgo, pra, ndonjë njeri në Jope dhe thirre Simonin, të mbiquajtur Pjetër; ai ndodhet në shtëpinë e Simonit, regjës lëkurësh, pranë detit; dhe, kur të vijë, ai do të të flasë".									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Hechos 10:33|
									Kështu dërgova menjëherë të të thërrasin, dhe ti bëre mirë që erdhe; tani ne këtu jemi të gjithë në prani të Perëndisë për të dëgjuar gjithçka që Perëndia të ka urdhëruar'.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Hechos 10:34|
									Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: "Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm;									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Hechos 10:35|
									por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai,									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Hechos 10:36|
									sipas fjalës që ai u ka dhënë bijve të Izraelit, duke u shpallur paqen me anë të Jezu Krishtit, që është Zoti i të gjithëve.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Hechos 10:37|
									Ju e dini se ç´ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galilea, pas pagëzimit që predikoi Gjoni:									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Hechos 10:38|
									se si Perëndia vajosi me Frymën e Shenjtë dhe me fuqi Jezusin prej Nazareti, i cili e përshkoi vendin duke bërë mirë dhe duke shëruar të gjithë ata që ishin të pushtuar nga djalli, sepse Perëndia ishte me të.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Hechos 10:39|
									Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Hechos 10:40|
									Por Perëndia e ringjalli të tretën ditë dhe e bëri që ai të dëftohet,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18