- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Hechos 10:21|
									Atëherë Pjetri zbriti te njerëzit që i ishin dërguar nga Korneli dhe u tha atyre: "Ja, unë jam ai që kërkoni; cila është arsyeja për të cilën jeni këtu?'.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Hechos 10:22|
									Dhe ata i thanë: "Centurioni Kornel, njeri i drejtë dhe që e druan Perëndinë, për të cilin gjithë kombi i Judenjve dëshmon, është lajmëruar në mënyrë hyjnore nga një engjëll i shenjtë të të thërrasë  ty në shtëpinë e tij për të dëgjuar fjalët  që ke për t´i thënë'.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Hechos 10:23|
									Atëherë Pjetri i ftoi të hyjnë dhe i përbujti; pastaj, të nesërmen, shkoi me ta; dhe disa nga vëllezërit e Jopes e shoqëruan.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Hechos 10:24|
									Një ditë më pas hynë në Cezare. Por Korneli po i priste dhe kishte mbledhur farefisin e tij dhe miqtë e tij të ngushtë.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Hechos 10:25|
									Kur hyri Pjetri, Korneli i doli para, i ra ndër këmbë dhe e adhuroi.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Hechos 10:26|
									Por Pjetri e ngriti duke thënë: "Çohu, edhe unë jam një njeri!'.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Hechos 10:27|
									Dhe, duke biseduar me të, hyri dhe gjeti mbledhur shumë njerëz.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Hechos 10:28|
									Dhe ai u tha atyre: "Ju e dini se nuk është e ligjshme që një Jude të shoqërohet me një të huaj ose të hyjë në shtëpinë e tij; por Perëndia më dëftoi që të mos e quaj asnjë njeri të papastër a të ndotur.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Hechos 10:29|
									Prandaj, sapo më ftuat të vij, erdha pa kundërshtuar. Tani po ju pyes: për ç´arsye më keni dërguar ftesë?'.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Hechos 10:30|
									Dhe Korneli u përgjigj: "Para katër ditësh kisha agjëruar deri në këtë orë, dhe në orën e nëntë po lutesha në shtëpinë time, kur ja, një njeri me rroba të shndritshme qëndroi para meje,									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18