-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Hechos 13:1|
Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
-
2
|Hechos 13:2|
Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: "m´indani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur'.
-
3
|Hechos 13:3|
Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
-
4
|Hechos 13:4|
Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
-
5
|Hechos 13:5|
Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.
-
6
|Hechos 13:6|
Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,
-
7
|Hechos 13:7|
i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,
-
8
|Hechos 13:8|
por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
-
9
|Hechos 13:9|
Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha:
-
10
|Hechos 13:10|
'O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13