-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Hechos 13:31|
dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.
-
32
|Hechos 13:32|
Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,
-
33
|Hechos 13:33|
duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: "Ti je Biri im, sot më linde".
-
34
|Hechos 13:34|
Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: "Unë do t´ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit".
-
35
|Hechos 13:35|
Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: "Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje".
-
36
|Hechos 13:36|
Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,
-
37
|Hechos 13:37|
por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
-
38
|Hechos 13:38|
Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
-
39
|Hechos 13:39|
dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.
-
40
|Hechos 13:40|
Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13