-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hechos 13:11|
Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe'. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.
-
12
|Hechos 13:12|
Atëherë prokonsulli, kur pa çfarë kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.
-
13
|Hechos 13:13|
Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.
-
14
|Hechos 13:14|
Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.
-
15
|Hechos 13:15|
Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t´u thënë: "Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni'.
-
16
|Hechos 13:16|
Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: "Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
-
17
|Hechos 13:17|
Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.
-
18
|Hechos 13:18|
Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.
-
19
|Hechos 13:19|
Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.
-
20
|Hechos 13:20|
Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13