-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Hechos 4:12|
Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi'.
-
13
|Hechos 4:13|
Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.
-
14
|Hechos 4:14|
Duke parë pastaj në këmbë pranë tyre, njeriun që u shërua, nuk mund të thoshnin asgjë kundër.
-
15
|Hechos 4:15|
Dhe, mbasi i urdhëruan të dalin jashtë sinedrit, u konsultuan me njëri tjetrin,
-
16
|Hechos 4:16|
duke thënë: "Ç´t´u bëjmë këtyre njerëzve? Sepse u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit se është bërë një mrekulli e dukshme prej tyre, dhe ne nuk mund ta mohojmë;
-
17
|Hechos 4:17|
por, që kjo të mos përhapet më shumë në popull, t´i shtrëngojmë me kërcënime të rrepta të mos i flasin më asnjeriu në këtë emër'.
-
18
|Hechos 4:18|
Dhe, si i thirrën, u dhanë urdhër atyre të mos flasin fare dhe as të mësojnë në emër të Jezusit.
-
19
|Hechos 4:19|
Por Pjetri dhe Gjoni, duke iu përgjigjur atyre, thanë: "Gjykoni ju, nëse është e drejtë para Perëndisë t´ju bindemi më shumë juve sesa Perëndisë.
-
20
|Hechos 4:20|
Sepse ne nuk mund të mos flasim për ato që kemi parë dhe dëgjuar'.
-
21
|Hechos 4:21|
Ata pasi i kërcënuan përsëri, i lanë të shkojnë duke mos gjetur mënyrë se si t´i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë përlëvdonin Perëndinë për atë që kishte ndodhur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4