-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Hechos 4:32|
Dhe numri i madh i atyre që besuan ishte me një zemër të vetme dhe me një shpirt të vetëm; askush nuk thoshte se ç´kishte ishte e vet, por të gjitha gjërat i kishin të përbashkëta.
-
33
|Hechos 4:33|
Dhe apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi të ringjalljes së Zotit Jezus; dhe hir i madh ishte mbi të gjithë ata.
-
34
|Hechos 4:34|
Sepse midis tyre nuk kishte asnjë nevojtar, sepse të gjithë ata që zotëronin ara ose shtëpi i shisnin dhe sillnin fitimin nga gjërat e shitura,
-
35
|Hechos 4:35|
dhe i vinin te këmbët e apostujve; pastaj secilit i jepej, sipas nevojës së tij.
-
36
|Hechos 4:36|
Kështu Iose, i mbiquajtur nga apostujt Barnaba (që do të thotë "biri i ngushëllimit"), Levit, me prejardhje nga Qipro,
-
37
|Hechos 4:37|
kishte një arë, e shiti dhe solli fitimin dhe i vuri te këmbët e apostujve.
-
1
|Hechos 5:1|
Kurse një farë burri, me emër Anania, me gruan e vet Safira, shiti një arë,
-
2
|Hechos 5:2|
por mbajti për vete një pjesë të parave, me miratimin e gruas, dhe e çoi mbetjen te këmbët e apostujve.
-
3
|Hechos 5:3|
Por Pjetri i tha: "Anania, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë dhe të mbash një pjesë të çmimit të arës?
-
4
|Hechos 5:4|
Po të mbetej e pashitur, a nuk do të ngelte e jotja? Dhe ato që more nga shitja a nuk ishin vallë në dispozicionin tënd? Pse e shtive në zemër këtë gjë? Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4