-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
15
|Hechos 5:15|
aq sa i binin të sëmurët në sheshe, i vinin në shtretër e në shtroja, që kur kalonte Pjetri, të paktën hija e tij të mbulonte ndonjë nga ata.
-
16
|Hechos 5:16|
Edhe një turmë nga qytetet përreth turrej në Jeruzalem, duke sjellë të sëmurët dhe ata që mundoheshin nga frymëra të ndyra dhe të gjithë shëroheshin.
-
17
|Hechos 5:17|
Atëherë u ngritën kryeprifti dhe të gjithë ata që ishin me të, domethënë sekti i saducenjve, plot smirë,
-
18
|Hechos 5:18|
dhe vunë dorë mbi apostujt dhe i futën në burgun publik.
-
19
|Hechos 5:19|
Por një engjëll i Zotit, natën, i hapi dyert e burgut dhe, si i nxori jashtë, tha:
-
20
|Hechos 5:20|
'Shkoni, paraqituni në tempull dhe i shpallni popullit të gjitha fjalët e kësaj jete'.
-
21
|Hechos 5:21|
Dhe ata, si i dëgjuan këto, hynë në tempull kur zbardhte dita dhe mësonin. Por kryeprifti dhe ata që ishin me të, erdhën dhe thirrën bashkë sinedrin dhe të gjithë pleqtë e bijve të Izraelit; pastaj dërguan rojet në burg për t´i sjellë apostujt.
-
22
|Hechos 5:22|
Por rojet, kur arritën në burg, nuk i gjetën; dhe kur u kthyen bënë raportimin e tyre,
-
23
|Hechos 5:23|
duke thënë: "Ne e gjetëm burgun të mbyllur me kujdes dhe rojet në këmbë përpara dyerve; por kur i hapëm, nuk gjetëm asnjeri brenda'.
-
24
|Hechos 5:24|
Por kryeprifti, komandanti i rojeve të tempullit dhe krerët e priftërinjve, kur i dëgjuan këto gjëra, mbetën të habitur lidhur me këtë, sepse nuk dinin ç´donte të thoshte gjithë kjo punë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4