-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
3
|Hechos 6:3|
Prandaj, vëllezër, kërkoni midis jush shtatë burra, me dëshmi të mirë, të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe me urtësi, të cilëve do t´ua besojmë këtë detyrë.
-
4
|Hechos 6:4|
Kurse ne do të vazhdojmë t´i kushtohemi lutjes dhe shërbesës së fjalës'.
-
5
|Hechos 6:5|
Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë, Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, një prozelit nga Antiokia.
-
6
|Hechos 6:6|
I paraqitën pastaj përpara apostujve, të cilët, mbasi u lutën, vunë duart mbi ta.
-
7
|Hechos 6:7|
Ndërkaq fjala e Perëndisë po përhapej, dhe numri i dishepujve po shumohej fort në Jeruzalem, edhe një numër i madh priftërinjsh i bindej besimit.
-
8
|Hechos 6:8|
Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.
-
9
|Hechos 6:9|
Dhe disa nga sinagoga, që quhej e Libertinëve, të Kirenarëve, të Aleksandrinëve dhe të atyre të Kilikisë dhe të Azisë u ngritën që të grindeshin me Stefanin;
-
10
|Hechos 6:10|
por nuk mund t´i bënin ballë urtësisë dhe frymës me anë të së cilës ai fliste.
-
11
|Hechos 6:11|
Atëherë nxitën disa njerëz të thoshnin: "Ne e kemi dëgjuar duke folur fjalë blasfemie kundër Moisiut dhe kundër Perëndisë'.
-
12
|Hechos 6:12|
Edhe e ngacmuan popullin, pleqtë dhe skribët; dhe, iu sulën, e kapën dhe e çuan te sinedri.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4