-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Hechos 7:18|
derisa doli në Egjipt një mbret tjetër që nuk e kishte njohur Jozefin.
-
19
|Hechos 7:19|
Ky, duke vepruar me ligësi kundër skotës sonë, i keqtrajtoi etërit tanë deri sa t´i ekspozojnë foshnjat e tyre, që të mos mbeteshin gjallë.
-
20
|Hechos 7:20|
Në atë kohë lindi Moisiu, dhe ishte i bukur në sytë e Perëndisë; ai u ushqye për tre muaj në shtëpinë e të atit.
-
21
|Hechos 7:21|
Dhe kur u ekspozua, e mori e bija e faraonit dhe e rriti si birin e vet.
-
22
|Hechos 7:22|
Kështu Moisiu u arsimua me gjithë diturinë e Egjiptasve dhe ishte i pushtetshëm në fjalë e në vepra.
-
23
|Hechos 7:23|
Po kur arriti në moshën dyzet vjeçare, i erdhi në zemër të shkojë e të vizitojë vë-llezërit e tij: bijtë e Izraelit.
-
24
|Hechos 7:24|
Kur pa se dikujt po i bëhej një padrejtësi, e mbrojti dhe ia mori hakun të shtypurit, duke vrarë Egjiptasin.
-
25
|Hechos 7:25|
Dhe ai mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Perëndia do t´u jepte çlirimin me anë të tij, por ata nuk e kuptuan.
-
26
|Hechos 7:26|
Të nesërmen ai u duk në mes tyre, ndërsa po ziheshin dhe i këshilloi për paqe, duke thënë: "O burra, ju jeni vëllezër, pse ia bëni me të padrejtë njëri-tjetrit?".
-
27
|Hechos 7:27|
Por ai që ia bënte me të padrejtë fqinjit të vete shtyu, duke thënë: "Kush të ka vënë ty të parë dhe gjykatës mbi ne?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4