-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
25
|Hechos 5:25|
Por erdhi dikush që u raportoi atyre duke thënë: "Ja, këta njerëz që ju i futët në burg janë në tempull dhe po mësojnë popullin'.
-
26
|Hechos 5:26|
Atëherë komandanti shkoi me rojet dhe i solli, pa dhunë, nga frika se mos populli i vriste me gurë.
-
27
|Hechos 5:27|
Kështu, pra, i sollën dhe i paraqitën përpara sinedrit; dhe kryeprifti i pyeti,
-
28
|Hechos 5:28|
duke thënë: "Po a nuk ju kemi ndaluar rreptësisht të mësoni në atë emër? Dhe ja, ju e keni mbushur Jeruzalemin me doktrinën tuaj dhe doni që të bjerë mbi ne gjaku i atij njeriu'.
-
29
|Hechos 5:29|
Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: "Duhet t´i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.
-
30
|Hechos 5:30|
Perëndia e etërve tanë e ka ringjallur Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru.
-
31
|Hechos 5:31|
Perëndia e lartësoi me të djathtën e vet dhe e bëri princ dhe shpëtimtar për t´i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve.
-
32
|Hechos 5:32|
Dhe për këto gjëra ne jemi dëshmitarë të tij, si edhe Fryma e Shenjtë, që Perëndia ua ka dhënë atyre që i binden atij'.
-
33
|Hechos 5:33|
Kur i dëgjuan këto gjëra, ata u tërbuan dhe vendosën t´i vrasin.
-
34
|Hechos 5:34|
Por një farise, me emër Gamaliel, mësues i ligjit dhe i nderuar nga gjithë populli, u ngrit në këmbë në sinedër dhe urdhëroi të nxirren jashtë apostujt për një moment.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4