-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
38
|Hechos 9:38|
Dhe, duke qenë se Lida është afër Jopës, dishepujt, kur morën vesh se Pjetri ndodhej atje, i dërguan dy burra që ta lutnin të vijë tek ata pa vonesë.
-
39
|Hechos 9:39|
Atëherë Pjetri u ngrit dhe u nis bashkë me ta. Sapo arriti, e çuan në dhomën lart; të gjitha gratë e veja i dolën atij duke qarë dhe i treguan tunikat dhe veshjet që kishte punuar Gazela, sa ishte bashkë me to.
-
40
|Hechos 9:40|
Atëherë Pjetri, mbasi i nxori jashtë të gjithë, u ngjunjëzua dhe u lut. Pastaj iu kthye trupit dhe tha: "Tabitha, çohu!'. Dhe ajo i hapi sytë dhe, si pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.
-
41
|Hechos 9:41|
Ai i dha dorën dhe e ndihmoi të ngrihet; dhe, si thirri shenjtorët dhe gratë e veja, ua tregoi të gjallë.
-
42
|Hechos 9:42|
Kjo u muar vesh në mbarë Jopën, dhe shumë veta besuan në Zotin.
-
43
|Hechos 9:43|
Dhe Pjetri qëndroi disa ditë në Jopë, në shtëpinë e njëfarë Simoni, regjës lëkurësh.
-
1
|Hechos 10:1|
Por në Cezare ishte njëfarë njeriu me emër Kornel, centurion i kohortës, që quhej Italik;
-
2
|Hechos 10:2|
ai ishte njeri i perëndishëm dhe që e druante Perëndinë me gjithë shtëpinë e tij; i jepte shumë lëmoshë popullit dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë.
-
3
|Hechos 10:3|
Ai pa qartë në një vegim, aty nga ora e nëntë e ditës, një engjëll të Perëndisë që hyri tek ai dhe i tha: "Kornel!'.
-
4
|Hechos 10:4|
dhe ai, duke ia ngulur sytë dhe shumë i trembur, i tha: "Ç´është, Zot?'. Atëherë engjëlli i tha: "Lutjet e tua dhe lëmoshat e tua, janë ngjitur para Perëndisë, si një kujtesë;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4