-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Hechos 9:18|
Në këtë çast i ranë nga sytë disa si luspa, dhe ai fitoi përsëri të parit; pastaj u ngrit dhe u pagëzua.
-
19
|Hechos 9:19|
Dhe, mbasi mori ushqim, ai u ripërtëri në forcë. Pastaj Sauli qëndroi disa ditë me dishepujt që ishin në Damask.
-
20
|Hechos 9:20|
Dhe filloi menjëherë të predikojë Krishtin në sinagoga se ai është Biri i Perëndisë.
-
21
|Hechos 9:21|
Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: "Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t´i çojë si robër te krerët e priftërinjve?'.
-
22
|Hechos 9:22|
Por Sauli bëhej gjithnjë e më i fortë dhe i hutonte Judenjtë që banonin në Damask, duke ua vërtetuar se Jezusi është Krishti.
-
23
|Hechos 9:23|
Pas shumë ditësh, Judenjtë u konsultuan bashkë që ta vrasin.
-
24
|Hechos 9:24|
Por komploti i tyre u mor vesh nga Sauli. Dhe ditë e natë ata i ruanin portat e qytetit që të mund ta vrisnin;
-
25
|Hechos 9:25|
atëherë dishepujt e morën natën dhe e zbritën poshtë nga muri, në një shportë.
-
26
|Hechos 9:26|
Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.
-
27
|Hechos 9:27|
Atëherë Barnaba e mori dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi se si ai, gjatë udhëtimit, e kishte parë Zotin që i kishte folur, dhe si kishte folur në Damask lirshëm në emër të Jezusit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4