-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
28
|Hechos 8:28|
Tani ai po kthehej dhe, i ulur në karrocën e vet, lexonte profetin Isaia.
-
29
|Hechos 8:29|
Dhe Fryma i tha Filipit: "Afrohu dhe arrije atë karrocë!'.
-
30
|Hechos 8:30|
Filipi iu turr afër dhe, duke dëgjuar se po lexonte profetin Isaia, i tha: "A e kupton atë që lexon?'.
-
31
|Hechos 8:31|
Ai tha: "E si do të mundja, po s´pata një që të më udhëzojë?'. Pastaj iu lut Filipit të hipë dhe të ulet pranë tij.
-
32
|Hechos 8:32|
Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: "Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.
-
33
|Hechos 8:33|
Në përuljen e tij iu mohua çfarëdolloj drejtësie; po kush do të mund ta përshkruajë brezin e tij? Sepse jeta e tij u hoq nga toka'.
-
34
|Hechos 8:34|
Dhe eunuku iu kthye Filipit dhe tha: "Të lutem, për kë e thotë profeti këtë? Për veten e vet apo për ndonjë tjetër?'.
-
35
|Hechos 8:35|
Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.
-
36
|Hechos 8:36|
Dhe, ndërsa po vazhdonin rrugën, arritën në një vend me ujë. Dhe eunuku tha: "Ja uji! Çfarë më pengon të pagëzohem?'.
-
37
|Hechos 8:37|
Dhe Filipi tha: "Nëse ti beson me gjithë zemër, mund ta bësh'. Dhe ai u përgjigj duke thënë: "Unë besoj se Jezu Krishti është Biri i Perëndisë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4