-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
18
|Hechos 8:18|
Dhe Simoni, kur pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Fryma e Shenjtë, u ofroi atyre para,
-
19
|Hechos 8:19|
duke thënë: "Ma jepni edhe mua këtë pushtet, që ai të cilit do t´i vë duart, të marrë Frymën e Shenjtë'.
-
20
|Hechos 8:20|
Por Pjetri i tha: "Le të humbasë paraja jote dhe ti bashkë me të, sepse ti mendove se mund ta blesh me para dhuratën e Perëndisë.
-
21
|Hechos 8:21|
Ti nuk ke as pjesë as short në këtë gjë, sepse zemra jote nuk është e drejtë përpara Perëndisë.
-
22
|Hechos 8:22|
Pendohu, pra, për këtë ligësi që ke dhe lutju Perëndisë që, po të jetë e mundur, të të falet mendimi i zemrës sate.
-
23
|Hechos 8:23|
Sepse unë të shoh se je në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë'.
-
24
|Hechos 8:24|
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, tha: "Lutjuni ju Zotit për mua, që të mos më ndodhë asgjë nga ato që thatë'.
-
25
|Hechos 8:25|
Ata, pra, pasi dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Zotit, u kthyen në Jeruzalem, mbasi ungjillzuan shumë fshatra të Samaritanëve.
-
26
|Hechos 8:26|
Dhe një engjëll i Zotit i foli Filipit, duke i thënë: "Çohu dhe shko drejt jugut, në rrugën që nga Jeruzalemi zbret në Gaza; ajo është e shkretë'.
-
27
|Hechos 8:27|
Ai u ngrit dhe u nis; dhe ja, një njeri Etiopas, eunuk, një zyrtar i lartë i Kandaces, mbretëreshës së Etiopisë, përgjegjës i të gjitha thesareve të saj, i cili kishte ardhur në Jeruzalem për të adhuruar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4