-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
58
|Hechos 7:58|
dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul.
-
59
|Hechos 7:59|
Kështu e vranë me gurë Stefanin, që i thërriste Jezusit dhe thoshte: "O Zoti Jezus, pranoje frymën time!'.
-
60
|Hechos 7:60|
Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të lartë: "O Zot, mos ua ngarko atyre këtë mëkat!'. Dhe, si tha këtë, fjeti.
-
1
|Hechos 8:1|
Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve.
-
2
|Hechos 8:2|
Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Stefanin dhe bënë gjëmë të madhe për të.
-
3
|Hechos 8:3|
Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg.
-
4
|Hechos 8:4|
Ata, pra, që ishin shpërndarë shkonin rreth e përqark, duke shpallur fjalën.
-
5
|Hechos 8:5|
Dhe Filipi zbriti në qytetin e Samarisë dhe u predikoi atyre Krishtin.
-
6
|Hechos 8:6|
Dhe turmat, me një mendje të vetme, dëgjonin me vëmendje gjërat që thoshte Filipi, duke dëgjuar dhe duke parë mrekullitë që ai bënte.
-
7
|Hechos 8:7|
Frymëra të ndyra, pra, dilnin nga shumë të idemonizuar, duke bërtitur me zë të lartë; dhe shumë të paralizuar e të çalë shëroheshin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 1-4