-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Hechos 18:17|
Atëherë të gjithë Grekët zunë Sostenin, kreun e sinagogës, dhe e rrahën para gjykatës. Por Galioni nuk donte t´ia dinte fare për këto gjëra.
-
18
|Hechos 18:18|
Dhe Pali, mbasi qëndroi atje edhe shumë ditë, u nda nga vëllezërit dhe lundroi për në Siri me Priskilën dhe Akuilën, pasi e qethi kokën në Kenkrea, sepse kishte bërë një premtim solemn.
-
19
|Hechos 18:19|
Dhe, kur arriti në Efes, i la aty, po vetë hyri në sinagogë dhe filloi të diskutojë me Judenjtë.
-
20
|Hechos 18:20|
Ata iu lutën të rrinte me ta më gjatë, por ai nuk pranoi;
-
21
|Hechos 18:21|
por u nda prej tyre duke thënë: "Më duhet gjithsesi ta kaloj festën e ardhshme në Jeruzalem, por, në dashtë Perëndia, do të kthehem përsëri te ju'. Dhe u nis nga Efesi nëpër det.
-
22
|Hechos 18:22|
Si zbarkoi në Cezari, u ngjit në Jeruzalem, dhe si u përshëndet me kishën, zbriti në Antioki.
-
23
|Hechos 18:23|
Dhe, mbasi qëndroi atje pak kohë, u nis dhe përshkoi me radhë rrethinat e Galatisë dhe të Frigjisë, duke forcuar gjithë dishepujt.
-
24
|Hechos 18:24|
Por një Jude, me emër Apollo, lindur në Aleksandri, njeri orator dhe njohës i Shkrimit, arriti në Efes.
-
25
|Hechos 18:25|
Ai ishte i mësuar në udhën e Zotit dhe, i zjarrtë në frymë, fliste dhe mësonte me zell gjërat e Zotit, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit.
-
26
|Hechos 18:26|
Ai filloi të flasë lirisht në sinagogë. Dhe, kur Akuila dhe Priskila e dëgjuan, e morën me vete dhe ia shtjelluan më thellë udhën e Perëndisë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16