-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Hechos 17:31|
Sepse ai ka caktuar një ditë në të cilën do të gjykojë me drejtësi botën me anë të atij njeriu të cilin ai e ka caktuar; dhe për këtë u ka dhënë të gjithëve një provë të sigurt, duke e ringjallur prej të vdekurit'.
-
32
|Hechos 17:32|
Kur dëgjuan të flitej për ringjalljen e të vdekurve, disa e përqeshën dhe të tjerë thoshnin: "Do të të dëgjojmë përsëri për këtë gjë'.
-
33
|Hechos 17:33|
Kështu Pali doli nga mesi i tyre.
-
34
|Hechos 17:34|
Por disa u bashkuan me të dhe besuan, ndër këta edhe Dionis areopagiti, një grua që quhej Damaris dhe ca të tjerë me ta.
-
1
|Hechos 18:1|
Pas këtyre gjërave Pali u nis nga Athina dhe erdhi në Korint.
-
2
|Hechos 18:2|
Dhe si gjeti një farë Judeu, me emër Akuila, lindur në Pont, i ardhur rishtas nga Italia bashkë me gruan e tij Priskilën (sepse Klaudi kishte urdhëruar që të gjithë Judenjtë të largohen nga Roma), shkoi tek ata.
-
3
|Hechos 18:3|
Dhe duke qenë se kishin të njëjtën mjeshtëri, shkoi të banojë me ta dhe punonte; se mjeshtëria e tyre ishte të bënin çadra.
-
4
|Hechos 18:4|
Çdo të shtunë mësonte në sinagogë dhe bindte Judenj dhe Grekë.
-
5
|Hechos 18:5|
Kur Sila dhe Timoteu zbritën nga Maqedonia, Pali shtyhej nga Fryma për t´u dëshmuar Judenjve se Jezusi ishte Krishti.
-
6
|Hechos 18:6|
Por duke qenë se ata kundërshtonin dhe blasfemonin, ai i shkundi rrobat e tij dhe u tha atyre: "Gjaku juaj qoftë mbi kokën tuaj, unë jam i pastër; që tashti e tutje do të shkoj te johebrenjtë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16