-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hechos 17:11|
Por këta ishin më fisnikë nga ndjenjat se ata të Thesalonikit dhe e pranuan fjalën me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë Shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu.
-
12
|Hechos 17:12|
Shumë nga ata, pra, besuan bashkë me një numër jo të vogël grash fisnike greke dhe burrash.
-
13
|Hechos 17:13|
Por, kur Judenjtë e Thesalonikit morën vesh se fjala e Perëndisë ishte shpallur nga Pali edhe në Berea, shkuan edhe atje dhe e turbulluan turmën.
-
14
|Hechos 17:14|
Atëherë vëllezërit e nisën menjëherë Palin në drejtim të detit, por Sila dhe Timoteu qëndruan atje.
-
15
|Hechos 17:15|
Ata që i prinin Palit e çuan deri në Athinë; pastaj, mbasi morën porosi për Silën dhe Timoteun që të arrijnë sa më parë tek ai, u kthyen prapa.
-
16
|Hechos 17:16|
Ndërsa Pali po i priste në Athinë, po i ziente fryma përbrenda, kur pa qytetin plot me idhuj.
-
17
|Hechos 17:17|
Ai, pra, po diskutonte në sinagogë me Judenjtët dhe me njerëz të përshpirtshëm dhe çdo ditë në sheshin e tregut me ata që takonte.
-
18
|Hechos 17:18|
Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: "Vallë ç´do të thotë ky llafazan'. Dhe të tjerë thoshnin: "Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.
-
19
|Hechos 17:19|
Dhe e zunë dhe e çuan në Areopag, duke thënë: "A mund ta marrim vesh ç´është kjo doktrinë e re për të cilën ti flet?
-
20
|Hechos 17:20|
Sepse ti sjell disa gjëra të huaja në veshët tanë, prandaj duam të dimë ç´kuptim kanë ato.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16