-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Hechos 16:21|
dhe predikojnë zakone që për ne, që jemi Romakë, nuk është e ligjshme t´i pranojmë dhe t´i zbatojmë'.
-
22
|Hechos 16:22|
Atëherë turma u lëshua e gjitha bashkë kundër tyre: dhe pretorëve, ua grisën atyre rrobat dhe urdhëruan t´i rrahin me kamxhik.
-
23
|Hechos 16:23|
Dhe si i rrahën me shumë goditje, i futën në burg duke urdhëruar rojtarin e burgut t´i ruajë me kujdes.
-
24
|Hechos 16:24|
Ky, si mori një urdhër të tillë, i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua shtrëngoi këmbët në dru.
-
25
|Hechos 16:25|
Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.
-
26
|Hechos 16:26|
Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.
-
27
|Hechos 16:27|
Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur.
-
28
|Hechos 16:28|
Por Pali thirri me zë të lartë: "Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse ne të gjithë jemi këtu'.
-
29
|Hechos 16:29|
Atëherë ai kërkoi një dritë, u turr brenda dhe duke u dridhur i tëri u ra ndër këmbë Palit dhe Silës;
-
30
|Hechos 16:30|
pastaj i nxori jashtë dhe tha: "Zotërinj, ç´duhet të bëj unë që të shpëtohem?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16