-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Hechos 15:32|
Dhe Juda e Sila, që ishin edhe ata profetë, me shumë fjalë i nxitën vëllezërit dhe i forcuan.
-
33
|Hechos 15:33|
Mbasi ndenjën atje ca kohë, u dërguan prapë me paqtim nga vëllezërit tek apostujt.
-
34
|Hechos 15:34|
Por Silës iu duk mirë të mbetej aty.
-
35
|Hechos 15:35|
Edhe Pali e Barnaba qëndruan në Antioki, duke mësuar dhe duke shpallur me shumë të tjerë fjalën e Zotit.
-
36
|Hechos 15:36|
Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: "Le të kthehemi të shohim vëllezërit tanë në çdo qytet, ku kemi shpallur fjalën e Perëndisë, për të parë si janë'.
-
37
|Hechos 15:37|
Dhe Barnaba donte të merrte me vete Gjonin, të quajtur Mark.
-
38
|Hechos 15:38|
Por Pali mendonte se nuk duhej marrë me vete atë që ishte ndarë prej tyre në Pamfili, dhe nuk kishte shkuar me ata në punë.
-
39
|Hechos 15:39|
Atëherë lindi një grindje saqë ata u ndanë njëri nga tjetri; pastaj Barnaba, mbasi mori Markun, lundroi për në Qipro.
-
40
|Hechos 15:40|
Por Pali zgjodhi Silën dhe u nis, pasi vëllezërit e lanë në hir të Perëndisë.
-
41
|Hechos 15:41|
Dhe përshkoi Sirinë dhe Kilikinë, duke i forcuar kishat.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16