-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Hechos 16:11|
Prandaj, duke lundruar nga Troasi, u drejtuam për në Samotrakë, dhe të nesërmen në Neapolis,
-
12
|Hechos 16:12|
dhe prej andej në Filipi, që është qyteti i parë i asaj ane të Maqedonisë dhe koloni romake; dhe qëndruam disa ditë në atë qytet.
-
13
|Hechos 16:13|
Ditën e së shtunës dolëm jashtë qytetit anës lumit, ku ishte vendi i zakonshëm për lutje; dhe, si u ulëm, u flisnim grave që ishin mbledhur atje.
-
14
|Hechos 16:14|
Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti ia hapi zemrën për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali.
-
15
|Hechos 16:15|
Pasi ajo u pagëzua me familjen e saj, na u lut duke thënë: "Në qoftë se më keni gjykuar se jam besnike ndaj Zotit, hyni në shtëpinë time dhe rrini'. Dhe na detyroi të pranojmë.
-
16
|Hechos 16:16|
Dhe, kur po shkonim për lutje, na doli para një skllave e re që kishte një frymë falli, e cila, duke u treguar fatin njerëzve, u sillte shumë fitime zotërinjve të saj.
-
17
|Hechos 16:17|
Ajo u vu të ndjekë Palin dhe ne, dhe bërtiste duke thënë: "Këta njerëz janë shërbëtorë të Perëndisë Shumë të Lartë dhe ju shpallën udhën e shpëtimit'.
-
18
|Hechos 16:18|
Dhe ajo e bëri këtë shumë ditë me radhë, por Pali, i mërzitur, u kthye dhe i tha frymës: "Unë të urdhëroj në emër të Jezu Krishtit të dalësh prej saj'. Dhe fryma doli që në atë çast.
-
19
|Hechos 16:19|
Por zotërinjtë e saj, kur panë se u humbi shpresa e fitimit të tyre, i kapën Palin dhe Silën dhe i tërhoqën te sheshi i tregut përpara arkondëve;
-
20
|Hechos 16:20|
dhe si ua paraqitën pretorët, thanë: "Këta njerëz, që janë Judenj, e turbullojnë qytetin tonë,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16