-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Hechos 16:31|
Dhe ata i thanë: "Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote'.
-
32
|Hechos 16:32|
Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij.
-
33
|Hechos 16:33|
Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë.
-
34
|Hechos 16:34|
Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë.
-
35
|Hechos 16:35|
Kur u gdhi, pretorët dërguan liktorët t´i thonë rojtarit të burgut: "Lëri të lirë ata njerëz'.
-
36
|Hechos 16:36|
Dhe rojtari i burgut i tregoi Palit këto fjalë: "Pretorët kanë dërguar fjalë që të liroheni; dilni, pra, dhe shkoni në paqe'.
-
37
|Hechos 16:37|
Por Pali u tha atyre: "Mbasi na kanë rrahur botërisht pa qenë të dënuar në gjyq, ne që jemi qytetarë romakë, na futën në burg dhe tani na nxjerrin fshehtas? Jo, kurrsesi! Le të vijnë vetë ata të na nxjerrin jashtë'.
-
38
|Hechos 16:38|
Liktorët ua tregon këto fjalë pretorëve; dhe ata, kur dëgjuan se ishin qytetarë romakë, u frikësuan.
-
39
|Hechos 16:39|
Atëherë erdhën dhe iu lutën atyre, dhe si i nxorën, iu lutën që të largohen nga qyteti.
-
40
|Hechos 16:40|
Atëherë ata, si dolën nga burgu, hynë në shtëpinë e Lidias dhe, kur panë vëllezërit, i ngushëlluan; dhe ikën.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16