-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Hechos 15:22|
Atëherë iu duk e mirë apostujve dhe pleqve me gjithë kishën të dërgojnë në Antioki, me Palin dhe Barnabën, disa njerëz të zgjedhur nga ata: Judën, mbiquajtur Barsaba, dhe Silën, njerëz me autoritet ndër vëllezërit,
-
23
|Hechos 15:23|
me një letër të shkruar nga dora e tyre që thoshte: "Apostujt, pleqtë dhe vëllezërit, vëllezërve nga johebrenjtë që janë në Antioki, Siri dhe Kiliki, përshëndetje.
-
24
|Hechos 15:24|
Duke qenë se morëm vesh se disa që erdhën prej nesh, por të cilëve ne nuk u kishim dhënë asnjë porosi, ju kanë shqetësuar me fjalë duke trazuar shpirtrat tuaj, duke thënë se ju duhet të rrethpriteni dhe të zbatoni ligjin,
-
25
|Hechos 15:25|
na u duk e mirë neve, të mbledhur tok me një zemër, të zgjedhim disa njerëz dhe t´i dërgojmë bashkë me të dashurit tanë Barnaba dhe Pal,
-
26
|Hechos 15:26|
njerëz që kanë përkushtuar jetën e tyre për emrin e Zotit tonë Jezu Krishtit.
-
27
|Hechos 15:27|
Kemi dërguar, pra, Judën dhe Silën; edhe ata do t´ju tregojnë me gojë të njëjtat gjëra.
-
28
|Hechos 15:28|
Në fakt na u duk mirë Frymës së Shenjtë dhe neve që të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përveç këtyre gjërave të nevojshme:
-
29
|Hechos 15:29|
që ju të hiqni dorë nga gjërat e flijiuara idhujve, nga gjaku, nga gjërat e mbytura dhe nga kurvëria; do të bëni mirë të ruheni nga këto. Qofshi mirë'.
-
30
|Hechos 15:30|
Ata, pra, mbasi u ndanë, zbritën në Antiokia dhe, si mblodhën kuvendin, e dorëzuan letrën.
-
31
|Hechos 15:31|
Dhe ata, mbasi e lexuan, u gëzuan për ngushëllimin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16