-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
20
|Hechos 14:20|
Por, kur dishepujt u mblodhën rreth tij, ai u ngrit dhe hyri në qytet; dhe të nesërmen u nis me Barnabën për në Derbë.
-
21
|Hechos 14:21|
Dhe, mbasi ungjillëzuan atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listra, në Ikon dhe në Antioki,
-
22
|Hechos 14:22|
duke fuqizuar shpirtërat e dishepujve dhe duke i këshilluar që të ngulmojnë në besim, dhe duke thënë se me shumë pikëllime duhet të hyjmë në mbretërinë e Perëndisë.
-
23
|Hechos 14:23|
Dhe mbasi caktuan për ta pleqtë në çdo kishë, u lutën dhe agjëruan, i lanë në dorën e Zotit, në të cilin kishin besuar.
-
24
|Hechos 14:24|
Dhe, mbasi e përshkuan Pisidinë, ardhën në Panfili.
-
25
|Hechos 14:25|
Dhe, mbasi e shpallën fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
-
26
|Hechos 14:26|
Pastaj që andej lundruan për në Antioki, prej nga ishin rekomanduar në hir të Perëndisë për veprën që posa kishin kryer.
-
27
|Hechos 14:27|
Si arritën atje, mblodhën kishën dhe treguan ç´gjëra të mëdha kishte kryer Perëndia me anë të tyre dhe si u kishte hapur johebrenjve derën e besimit.
-
28
|Hechos 14:28|
Dhe qëndruan atje me dishepujt mjaft kohë.
-
1
|Hechos 15:1|
Dhe disa, që zbritën nga Judeja, mësonin vëllezërit: "Nëse nuk jeni rrethprerë sipas ritit të Moisiut, nuk mund të shpëtoheni'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16