-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Hechos 14:10|
dhe tha me zë të lartë: "Çohu në këmbë!'. Dhe ai hovi lart dhe nisi të ecë.
-
11
|Hechos 14:11|
Turma, kur pa ç´kishte bërë Pali, e ngriti zërin duke thënë në gjuhën likaonike: "Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu'.
-
12
|Hechos 14:12|
Dhe e quanin Barnabën Jupiter, Palin Mërkur, sepse ai fliste më shumë.
-
13
|Hechos 14:13|
Atëherë prifti i Jupiterit, që e kishte tempullin në hyrje të qytetit të tyre, solli dema me kurora pranë portave dhe donte të ofronte një flijim bashkë me turmën.
-
14
|Hechos 14:14|
Por apostujt Barnaba dhe Pal, kur dëgjuan këtë, i grisën rrobat e tyre dhe u turrën në mes të turmës, duke thirrur e duke thënë:
-
15
|Hechos 14:15|
'O burra, pse bëni këto gjëra? Edhe ne jemi njerëz me të njëjtën natyrë si ju, dhe po ju shpallim lajmin e mirë, që ju nga këto gjëra të kota të ktheheni te Perëndia e gjallë që ka bërë qiellin, dheun, detin dhe të gjitha gjërat që janë në ta.
-
16
|Hechos 14:16|
Në brezat që shkuan ai la që të gjitha kombet të ndjekin rrugët e tyre;
-
17
|Hechos 14:17|
por nuk e la veten e vet pa dëshmi, duke bërë mirë, duke na dhënë shira prej qiellit dhe stinë të frytshme dhe duke i mbushur zemrat tona me ushqim dhe gëzim'.
-
18
|Hechos 14:18|
Duke thënë këto gjëra, mundën t´i ndalin me vështirësi turmat që të mos u bëjnë flijim.
-
19
|Hechos 14:19|
Por në atë kohë erdhën disa Judenj nga Antiokia dhe nga Ikoni; ata, mbasi ia mbushën mendjen turmës, e gjuajtën me gurë Palin dhe, duke menduar se kishte vdekur, e tërhoqën zvarrë jashtë qytetit.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 14-16